Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Mitrovicë
Në orët e hershme të mëngjesit në veri të Mitrovicës ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku të vdekur kanë mbetur babë e bir.
Nacionale merr vesh se personi i dyshuar brenda familjes ka therrur me thikë duke lënë të vdekur vëllain dhe babanë e tij.
Me të marrë informacionin zyrtarët policor në pjesën veriore të Kosovës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar.
Nacionale ka kontakuar me zyrtarët policorë në veriun e vendit dhe atje zëdhënësi i policisë rajonale, Besim Hoti, ka konfirmuar për rastin.
Hoti ka thënë se policia është në vendin e ngjarjes dhe se për motivet e rrethanat që quan në këtë akt të rëndë ende nuk dihet. (foto arkiv)

