Arrestohet i dyshuari për zjarrvënje në një shitore të pajisjeve elektrike

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative ka arrestuar të dyshuarin kosovar shqiptar R.S. (1993) për të cilin janë gjetur prova të mjaftueshme se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Zjarrvënje’’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një shitore të pajisjeve elektrike në Gjilan.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.