Arrestohet i dyshuari që dha 20 euro ryshfet në testin për patentë-shofer
Një person në Prishtinë është arrestuar nën dyshim për dhënie ryshfeti, në një rast që ka të bëjë me testin teorik për patentë-shofer.
Stacioni i autobusëve, Prishtinë 28.10.2020 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti për të kaluar testin teorik për patentë shofer, ia ka dhënë ryshfet 20 euro ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

