Arrestohet i dyshuari që kërkohej për pesë vjet për vjedhje të rënda

Policia rajonale në Prizren e ka arrestuar personin e dyshuar i cili po kërkohej që që pesë vjet pasi ishte në arrati.

I dyshuari L.Sh, i lindur në vitin 1987 në fshatin Krushë e Vogël, është kërkuar për tetë fletëarreste në lidhje me rastet e vjedhjes e rëndë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari  është dërguar në seancë për shqyrtim kryesor të lëndëve gjyqësore.