Arrestohet i dyshuari që therri për vdekje të miturin në Prizren
Një i mitur në Prizren është arrestuar nga policia nën dyshimin për vrasje, pasi e kishte therrur me thikë një tjetër të mitur.
Prizren 18.01.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që pas një zënke afër shkollës e kishte therrë me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur i cili ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren por sipas mjekëve viktima kishte qenë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 24 orë. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

