Arrestohet kosovari duke bartur emigrantë nga Siria e Bangladeshi
Një kosovar është arrestuar për kontrabandë me emigrantë pasi në automjetin e tij i janë gjetur tre shtetas sirianë dhe tre të tjerë nga Bangladeshi.
Vërmicë-Autostradë Ibrahim Rugova 05.07.2022-05:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi në automjetin të cilin e drejtonte janë hasur gjashtë persona shtetas të huaj të moshës madhore (tre sirian dhe tre nga Bangladeshi). Lidhur me rastin është konsultuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet në njoftimin e policisë. (foto nga arkivi)

