Arrestohet kosovari, hyri rrugës së gabuar në shtetin e tij

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Zubin Potok, pasi kishte zgjedhur rrugën e gabuar për të hyrë në vendin e tij nga Republika e Serbisë.

Fsh. Banjë, Zubin Potok (NN) 23.07.2021 – 12:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.