Arrestohet kosovari me dokumente të falsifikuara kroate

Një burrë person i ka dorëzuar policëve dokumente të falsifikuara për t’u identifikuar në Stacionin Qendror të Dortmundit dhe më pas u arrestua nga policia federale. Incidenti ka ndodhur të shtunën, më 18 tetor, afërsisht në orën 19:30 të mbrëmjes.

Fillimisht policët kanë ndaluar 43-vjeçarin, i cili pretendonte se ishte i pastrehë, transmeton albinfo.ch.

Ai së pari ka paraqitur një kartë identiteti kroate dhe më pas një patentë shoferi kroate. Megjithatë, policët zbuluan se të dy dokumentet ishin të falsifikuara.

Gjatë një kontrolli të mëvonshëm në ambientet e zyrës policore, policia gjeti një kartë identiteti të vërtetë kosovare, raporton lokalkompass.de.

Burri kosovar nuk ishte në gjendje të paraqiste asnjë dokument të vlefshëm që justifikonte qëndrimin e tij në Gjermani.

Ai u arrestua më pas dhe u dërgua në qendrën e paraburgimit të policisë qendrore në Dortmund. Autoritetet përgjegjëse të imigracionit do të merren me procedurat e mëtejshme.

Policia Federale nisi një hetim kundër tij për falsifikim dhe qëndrim të paligjshëm.