Arrestohet kosovari pasi rrahu nënën dhe vëllain, i bëri për spital
Prishtinë 12.02.2022 – 23:00 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij.
Si pasoj, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim te prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, njofton Policia. /mediafokus.info/

