Arrestohet Kryetari i Istogut, Haki Rugova
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova është arrestuar me urdhër të prokurorisë. Rugova është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përveç Kryetarit të Istogut, është ndaluar edhe nënkryetari dhe një zyrtar i Komunës së Istogut.
Sipas burimeve të KALLXO.com të njëjtit janë ndaluar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.
KALLXO.com ka provuar të kontaktojë prokurorinë dhe policinë por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

