Arrestohet me narkotikë një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar me inicialet A.V. (1990), pasi ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij.

Me urdhër verbal te gjykatësit të procedurës paraprake si dhe me asistimin e njësisë së reagimit të shpejt të regjionit Mitrovicë – Veri dhe të një njësie patrulluese të stacionit policor Zveçan, është bërë bastisja e shtëpisë se të dyshuarit si dhe objekteve përcjellëse.

Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes, në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale:

• Dy qese me sasi te dyshuar të marihuanës me peshë rreth 257 gramë
• Një qese najloni me 41 paketime me sasi të dyshuar të marihuanës, me peshë rreth 238 gramë
• 248 copa fishekë te pushkës automatike te kalibrit 7.62
• 562 fishekë të gjuetisë, 100 kapsula ndezëse të gjuetisë dhe 100 plastika kapsula të zbrazëta për pushkë gjuetie
• Një sprej.

Njësia e forenzikës ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar – Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës’.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh, thuhet në njoftimin e policisë.