Arrestohet me narkotikë një person në Viti

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Patrulla Policore e Stacionit Policor Viti gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar personin e dyshuar Shqiptar Kosovar Sh.M. (2004) tek i cili gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave të tij është gjetur një qese plastike në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuan.

Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për ,,Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan.