Arrestohet me urdhëresë gjyqësore një person në Viti

Policia në Viti, në vazhdën e realizimit të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, me datën 08.07.2024 ka arrestuar L.Xh. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar).

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.