Arrestohet menaxheri i postës, dyshohet për falsifikim parash
Dy persona, njëri prej tyre menaxher në postë, janë arrestuar nga policia në Rahovec, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të parave.
Rahovec 28.02.2023-15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre menaxher në një postë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë futur në postë para të falsifikuara. Janë kontrolluar shtëpitë dhe një dyqan i të dyshuarve. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

