SIpas njofitmit, i pandehuri, me vendbanim të përhershëm në Zvicër, sipas njoftimit, është nën masën e ndalimit nga data 07.02.2025.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se i pandehuri Shaip Krasniqi, më datë 17.12.2024, në Prishtinë, “për shkak të pikëpamjeve dhe bindjeve tjera politike, me dashje e ka kanosur seriozisht me jetë të dëmtuarin Ramush Haradinaj – Kryetar i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.

Me këtë rast, ai ka kryer veprën penale “Kanosja”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.