Arrestohet nana, nuk kujdesej për djalin e mitur

Një nënë është arrestuar në Prishtinë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ajo dyshohet se nuk ishte kujdesur për djalin e saj të mitur, i cili është dërguar në strehimore.

Njoftimi i policisë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS/ Prishtinë 20.11.2021-17:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nuk ishte përkujdesur për djalin e saj të mitur. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa djali i të dyshuarës është dërguar në strehimore.