Arrestohet në aeroportin e Prishtinës një shtetase turke
Një shtetase turke është arrestuar në ANP, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve, pasi para autoriteteve kosovare të aeroportit ka prezentuar dokumenta belge.
Njoftimi i policisë:
ANP- Adem Jashari, 07.04.2022 – 07:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve e dyshuara ka prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim belg, të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara. Pasaporta dhe letërnjoftimi janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

