Sipas Policisë, gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi që çojnë në dyshimin e bazuar se një zyrtar publik, që ushtron detyrën në gjendjen civile, ka kërkuar dhe pranuar para në këmbim të një shërbimi zyrtar.

Ndërhyrja policore është kryer në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet, ku i dyshuari është arrestuar në flagrancë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar prova materiale relevante për rastin.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Rasti është klasifikuar si “Marrje e ryshfetit” dhe trajtohet në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.