Arrestohet në Gjilan një dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia në Gjilan, me datë 31.07.2023 rreth orës 08:30 në koordimin me prokurorinë e shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit A.A. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar).

Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorē janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën: një (1) armë automatike AK/47, dy (2) karikatorë dhe gjashtëdhjetë e katër (64) copë fishekë të kalibrit 7.62mm.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Prokurori i shteti ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.