Arrestohet në Gjilan një i arratisur nga burgu para dhjetë muajve
Një person në Gjilan, i cili ishte arratisur nga burgu në korrik të vitit të kaluar, është arrestuar dje nga policia.
Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave kosovarë.
Te i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash.
Njoftimi i policisë:
ARRATISJE NGA BURGU /KANOSJE
Gjilan /15.07.2023 – 15:40. Më 16.05.2024 njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte në arrati. Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave kosovarë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për qka dhe është hapur rast i veçantë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.
