Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për dhunim

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për dhunim të një femre në një motel, raporton policia, shkruan Mediafokus.

Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është  arrestuar  i  dyshuari  mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.