Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për vjedhje

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me datën 11.02.2025 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin D.M. (1992), mashkull kosovar.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste të ndodhura gjatë muajit shkurt të vitit 2025.

Pas arrestimit nga i dyshuari janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në Gjykatë.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore, thuhet në njoftim.