Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për vjedhje nëpër objekte fetare
Policia në Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor, si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që me datën 09.05.2024 të arrestojë të dyshuarin kosovar shqiptar A.K. (2001)
Arrestimi është bërë pasi që janë gjetur prova të arsyeshme se i dyshuari, në kohë të ndryshme, dyshohet se ka kryer vjedhje në disa objekte fetare në rajonin e Gjilanit dhe më gjerë.
Ne stacionin policor në Gjilan, në prani të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare, i njëjti është intervistuar ku i janë ofruar dëshmi dhe video incizime, ku dyshohet se ai është i involvuar në këto raste të vjedhjeve nëpër këto objekte fetare:
- Rasti i vjedhjes së xhamisë (Pidiq)
- Rasti i vjedhjes se xhamisë (Gjilan, rruga Arberia)
- Rasti i vjedhjes se xhamisë (Gjilan, rruga Fadil Jakupi)
- Rasti i vjedhjes se xhamisë (Zheger)
- Rasti i vjedhjes se xhamisë (Miresh)
- Rasti i vjedhjes se kishës (Kllokot).
Dyshohet se i dyshuari është i involvuar edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi private.
Hetimet rreth këtyre rasteve janë në vazhdim e sipër nga hetues policorë në Gjilan dhe Prokurori i shtetit.
Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore në Gjilan, thuhet në njoftim.

