Arrestohet në Gjilan një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, stacioni policor Gjilan me datën 05.04.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin E.Sh. (viti i lindjes 1993, mashkull, kosovar, shqiptar).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëqind e dymbëdhjetë (112) ditë për veprat penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftim.