Arrestohet në Gjilan një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 31.08.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar R.M. (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar shqiptar).

Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, për veprën penale ,,Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’ nga neni 371 i KPRK-së.

I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.