Arrestohet në Gjilan një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Policia në Gjilan, me datën 18.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.R. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë me dënim burgimi prej një (1) viti për veprat penale ‘’Sulm seksual’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.