Arrestohet në Gjilan një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Policia në në Gjilan, në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 19.08.2024 kanë arrestuar S.L. (1981), mashkull kosovar.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan, për mbajtje të dënimit me burgim prej dyqind (200) ditësh, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftim.
