Arrestohet në Gjilan një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore për vjedhje

Policia në Gjilan, me datë 22.02.2023, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arrestuar personin A.S. (2001), shqiptar kosovar.

Ai ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, me dënim burgimi prej një (1) viti, për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftim.