Arrestohet në Gjilan një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Policia në Gjilan ka arrestuar sot një person në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore.

A.I. (1979), shqiptar kosovar ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, për veprën penale ,,Mashtrim’’ me dënim burgimi prej katër (4) muajsh.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftim.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, duke njoftuar menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.