Arrestohet në Gjilan një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 12.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar M.Sh. (1989).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, për vuajtje dënimi me burgim prej 8 muaj e 25 ditë për veprën penale ,,Armëmbajtje pa leje’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

