Arrestohet në Gjilan një person për shpërndarje të kanaleve televizive përmes IPTV-së
Një person në Gjilan është arrestuar nën dyshimin për hyrje në sistemet kompjuterike&cënim i të drejtave të autorit, pasi ka kopjuar kanale televizive për t’i transmetuar pastaj përmes IPTV-së.
Njoftimi i policisë:
Gjilan (NN) 13.10.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka shfrytëzuar pajisje teknologjike dhe programe kompjuterike për të kopjuar përmbajtjen e kanaleve televizive e më pas për ti transmetuar përmes IPTV-së. Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar tre lokacione, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar tre kompjuter, dy telefona, dy kartela të abonentëve, tre kartela për marrjen e sinjaleve audio si dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

