Arrestohet në Gjilan një shtetas i Maqedonisë së Veriut, kërkohej nga Interpoli
Sot më datë 06.04.2022 Sektori i Hetimeve Rajonale, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka kryer një operacion policor me ç‘rast është arrestuar një person me inicialet A.A. (1973) shqiptar, shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan, bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.
Pas arrestimit të njëjtit i është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm në qytetin e Gjilanit dhe me pas është sjellë në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan dhe pas njoftimit mbi arsyen e arrestit dhe të drejtat e personit të arrestuar, me vendim te prokurorit të shtetit nga prokuroria themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë.
Rasti do t’i referohet Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan për procedura të mëtutjeshme, thuhet në njoftim e policisë.

