Arrestohet në Gjilan personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

“Policia në Gjilan, më datë 22.08.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar, shqiptar kosovar H.Q. (1987).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, për veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ me dënim burgimi prej një (1) viti, dy (2) muaj e pesëmbëdhjetë (15) ditë.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim.