Arrestohet në Gjilan tre persona të kërkuar me urdhëresë të gjykatës
Policia në Gjilan, e angazhuar në realizimin e planit opetativ “Realizimi i urdhëresave” të lëshuara nga Gjykata Themelore, me 16.04.2024 rreth orës 11:00 ka ndaluar personin A. F. (1988) shtetas i Kosovës, i cili kërkohej për shkak të veprës penale “Blerje posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” i dënuar me 83 ditëve burg.
Po ashtu me 16.04.2024 është ndaluar edhe personi i dytë S.V. (1967), shtetas kosovar, i cili kërkohej për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, i dënuar në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditë burg efektiv.
Po me 16.04.2024 është ndaluar edhe personin i tretë R.M. (1994) shtetas kosovar, i cili kërkohej për veprën penale ”Kontrabandë me emigrant” i dënuar në kohëzgjatje prej 83 ditë burg efektiv.
Pas përfundimit të procedurave që të tre këta persona menjëherë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali -Prishtinë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me përkushtim do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftim.
