Arrestohet në Kamenicë një e dyshuar për ‘vjedhje’ dhe ‘kanosje’ 

Policia në Kamenicë, më datë 20.07.2022 ka pranuar një ankesë nga Z.S. (1974) serb kosovar nga fshati Bosce, komuna e Kamenicës i cili ka njoftuar se i janë vjedhur një shumë e parave, një radio e veturës si dhe i është lënë një mesazh kërcënues i shkruar me dorë në veturën e tij.

Në konsultim me Prokurorin e shtetit ishte iniciuar rasti si ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe ,,Kanosje’’.

Njësia e Hetimeve në Kamenicë, pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe pas një hetimi intensiv ka arritur të zbulojë dhe të gjejë prova të mjaftueshme se kryerësi i kësaj vepre penale është e dyshuara kosovare serbe J.S. (2003).

E njëjta është arrestuar mbrëmë me datë: 21.07.2022 dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt dhe rasti, me Kallëzim Penal të procedohet ne Prokurorinë Themelore Gjilan, thuhet në njoftimin e policisë.