Arrestohet në Kamenicë një femër e kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Me datën 29.06.2024, policia në Kamenicë ka arrestuar M.Th. (viti i lindjes 2000, femër kosovare).
Ajo ishte e kërkuar me urdhëresë gjyqësore për dënim burgimi prej dy (2) vite e shtatë (7) ditë për disa vepra penale.
Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

