Arrestohet në Kamenicë një i dyshuar për armëmbajtje pa leje
Policia në Kamenicë ka realizuar sot një urdhër kontroll të lejuar nga Gjykata Themelore Gjilan–dega ne Kamenicë në kërkim të dëshmive për një rast “Vjedhje e rëndë” me ç’rast në shtëpinë e të dyshuarit S.M. (1962) ka gjetur një revole me një karikator dhe tetë copë fishekë të kal 9mm.
Arma dhe fishekët janë konfiskuar me dyshime se i dyshuari ishte duke i mbajtur në pronësi pa leje valide për posedim.
I dyshuari S. M., është intervistuar ne prezencë te avokatit mbrojtës.
Arma dhe municioni sekuestrohen si prova materiale për gjykatë.
Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshimtit ngritët kallxim penal për “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armëve”, thuhet në njoftim.

