Arrestohet në Kamenicë personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës
Policia në Kamenicë, më datë 2.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arrestuar personin e kërkuar, shqiptar kosovar R.D. (1996).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, për veprat penale “Shitje e pa autorizuar e armëve” me dënim burgimi prej njëqind një viti, 2 muaj e 10 ditë.
Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia fton qytetarët për bashkëpunim nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, duke njoftuar menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë “, e-mail:info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001.

