Arrestohet në Kosovë një 35-vjeçar në kërkim ndërkombëtar

FAST Kosova me mbështetje të Njësisë Speciale Operative ditën e sotme ka arrestuar 35-vjeçarin, V. A.

Personi i arrestuar, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021.

Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare,  posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.

Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla, thuhet në njoftim.