Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP), përmes njësitit të saj FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë relevante policore, ka identifikuar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar.
Arrestimi është realizuar të hënën rreth orës 20:30, pasi ekipi FAST ka arritur të lokalizojë të dyshuarin, i cili kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.
Pas arrestimit dhe me urdhër të Prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, gjatë së cilës pritet të ndërmerren procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

