Arrestohet në Morinë gjilanasi i dënuar me 17 vite burg, do të ekstradohet në Bullgari

Një 41-vjeçar nga Gjilani ka rënë në prangat e policisë së Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se gjatë verifikimit të të dhënave në sistem, Imrush Junuzi ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil, Bullgari, e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për trafik droge.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin e tij, me qëllim ekstradimin drejt Bullgarisë, sipas “Konventës Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957./a2cnn/