Arrestohet në plazhin e Durrësit personi i kërkuar në Kosovë

Policia shqiptare e ka vënë në pranga një 33-vjeçar me inicialet A. F., banues në Kavajë. Arrestimi i tij u bë në Plazhin e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.

Ky shtetas sipas policisë, ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamenti Special), ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg“.

Ai është akuzuar për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës.

Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.