Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për kanosje në Gjilan  

Policia në Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor, si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, ka arritur që me datën 16.05.2024, përmes rrugëve të veçanta hetimore, me urdhëresë të lëshuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, në bashkëpunim me njësinë e hetimeve Rajonale në Gjilan, ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin M.G. (1983) në Prishtinë.

Më datë 15.07.2023 i dyshuari M.G. (1983) ishte arratisur nga Qendra korrektuese në Gjilan dhe nga ajo kohë e deri më sot, përmes telefonit dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten dhe vëllaun e saj.

Pas arrestimit, në trupin e të dyshuarit është gjetur një sasi e dyshuar narkotike (e cila dyshohet të jetë hashash me peshë prej 38.92 gr.).

Pas intervistimit, me urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij rëndojnë tri vepra penale, dy kanosje dhe një arratisje nga burgu.

Rastet veç e veç, me kallëzim penal dërgohen në Prokurorinë e shtetit në Gjilan, thuhet në njoftim.