Arrestohet në Prishtinë një person me identitet të dyfishtë
Policia e Kosovës sot ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontrollimin e një banese në Prishtinë, ku ka hasur një person i cili i kishte në posedim dokumente identifikuese personale me fotografi të njëjtë, por me të dhëna të ndryshme.
Dokumentacionet në fjalë ishin një pasaportë dhe një letërnjoftim i RKS-së me të dhënat e emrit-inicialet (M. S.), kurse dokumenti tjetër ishte një letërnjoftim i një shteti tjetër me të dhënat e emrit-inicialet (M. M.)
“Personi i lartcekur kishte në veturë me targa të një shteti tjetër dhe i njëjti nuk posedon leje të vozitjes. Gjatë kontrollimit të këtij personi janë gjetur sende të dyshuara që gjatë hetimit të mëtutjeshëm mund të lidhen me veprimtarinë e dyshuar të këtij personi.
Në këtë fazë, ky person dyshohet për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së rreme dhe Falsifikim i dokumentit, sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”, njofton policia.
Gjatë kontrollimit të banesës dhe veturës janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:
• Aparat per detektimin e kamerave dhe senzorëve, 2 thika, një shtëpizë kompjuteri, 7 telefonë celularë të llojeve të ndryshme, kartela telefoni të Serbisë dhe RKS-së, para kesh me vlerë 2675 euro, lira turke me vlerë , dokumente të identifikimit të dyshuara të falsifikuara, letërnjoftim i një shteti tjetër, pasaportë dhe leternjoftim i RKS, faktura të ndryshme, fletore per evidenca, vetura Renault Clio me targa të huaja.
Me aktvendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve, thuhet në njoftim.

