Arrestohet në Viti një i dyshuar për armëmbajtje pa leje
Policia në Viti, me datën 24.07.2023, rreth orës 16:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Goshicë, pas një konflikti verbal në mes të viktimës B.B. (1960, mashkull kosovar shqiptar) dhe të dyshuarit N.M. (1956, mashkull kosovar shqiptar), dyshohet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri revole në drejtim të pa përcaktuar nga të cilat të shtëna askush nuk është lënduar.
Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin, nga i cili është konfiskuar një armë e kalibrit 7.65 mm, një karikator, pesë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një predhë dhe një gëzhojë, si provë materiale për gjykatën.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.
Rasti është dërguar në prokurorinë e shtetit, thuhet në njoftim.
