Arrestohet në Viti një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Policia në Viti, në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 19.09.2024 ka arrestuar M.D. (1962), mashkull kosovar.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan, për vuajtje dënimi me burgim prej tetëmbëdhjetë (18) muajve për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’.
Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.

