Arrestohet në Zhegoc të Gjilanit një i dyshuar për mashtrim

Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se 18.01.2022 i dyshimti  F.L. duke e vënë në lajthitje dhe mashtruar, nga pala ankuese ka marrë (blerë) një makinë punuese (eskavator) pa e kryer obligimin e pagesës.

Njesiti i hetimeve pas veprimeve  mirë të organizuara policore ka arritur në vend të ngjarjes, në fshatin Zhegovc (Gjilan) dhe ka arrestuar të dyshuarin F. L. (1983) nga një fshat i komunës Drenasit.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë.

Dyshohet se ky person është i involvuar edhe në shumë raste të veprave penale ‘mashtrim’ dhe i njejti ishte në kerkim policor, thuhet në njoftimin e policisë.