Arrestohet nëna e cila i la pa përkujdesje dy fëmijët e saj të mitur
Një grua në Pejë është arrestuar nën dyshimin për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve, pasi dy fëmijët e saj të mitur i kishte lënë vetëm nē banesë.
Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 05.01.2023-08:30 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte lenë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç e tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e saj pa asnjë përkujdesje. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

