Arrestohet nëna e fëmijës që vdiq nga zjarri në banesë

Një nënë e moshës 35-vjeçare, fëmija e së cilës humbi jetën nga zjarri që përfshiu një banesë në Gostivar, është privuar nga liria, informojnë nga SPB -Tetovë.

Prej atje theksojnë se S.T nga Resnja menjëherë pas privimit nga liria pasi i është ofruar ndihmë mjekësore, rreth mesditës është mbajtur në stacion policor në Gostivar nën dyshimin se ka kryer vepër penale “shkelje të detyrimeve familjare”.

Pritet që nesër, ajo të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar.