Arrestohet nipi i kandidatit për deputet të PDK-së, Fetah Paçarizit, dyshohet për presion e ryshfet në Prizren
Një aksion i gjerë i Policisë dhe Prokurorisë në Prizren ka çuar në pranga një person nën dyshimet për ushtrim presioni dhe dhënie ryshfeti në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në kuadër të këtij hetimi, rreth 100 zyrtarë të KQZ-së janë ftuar për intervistim, shkruan Insajderi.
Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, gjatë këtij aksioni është arrestuar Granit Paçarizi, i cili është djali i vëllait të kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Fetah Paçarizi.
Sipas burimeve, Paqarizi dyshohet për veprime të kundërligjshme që përfshijnë presion mbi votuesit dhe dhënie ryshfeti për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Mbi 100 zyrtarë të KQZ-së nën llupën e Prokurorisë Hetimet nuk janë ndalur vetëm te personat e dyshuar për ryshfet. Mësohet se mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë zgjedhjeve të fundit janë ftuar për intervistim. Gjatë ditës pritet që numri i personave të ndaluar të rritet, pasi policia po vazhdon mbledhjen e provave.

